Close
Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 213
  1. #111
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    PJESA E DYTE

    Da Vinci Code është si Protokollet e Dijetarëve të Sionit.


    Intervistë me sociologun dhe shkrimtarin Francesco Alberoni



    Kështu është shprehur në një intervistë të dhënë për ZENIT, shkrimtari dhe editorialisti i Corriere della Sera duke ofruar një lexim sociologjik fenomenit të “best seller” të Dan Brown.


    ZENIT: Ju keni pohuar se Da Vinci Code është si Protokollet e Dijetarëve të Sionoit. Mund të na shpjegoni arsyen e këtij ponimi?

    ALBERONI: Da Vinci Code i është paraqitur publikut si i themeluar mbi të dhëna historike reale. Kjo hyrje gjindet akoma në botimin anglisht ndërsa nga botimi italisht është hequr për shkak të protestimeve tona. Tani, Dan Brown, sado injorant që të jetë, nuk mund të mos e dinte se hyjnia e Krishtit është e pohuar që në Letrat e Shën Palit të shkruara përrreth vitit 60, në Ungjillin e Gjonit, gjithsesi që në shekullin e parë. Ndërsa Dan Brown thotë se hyjnia e Jezu Krishtit ka qenë shpallur në Koncilin e Nicesë në shek. IV. Nuk është e mundur të pohohet se Jezu Krishti ka qenë i martuar dhe aq më pak me Mrinë Magdalenë. Gjithashtu një shpikje e papranueshme është edhe historia e pasardhësve të Merovingëve, masakrat e bëra nga Kisha Katolike e më pas nga Opus Dei për të mbajtur nën sekret lajmin, etj. Ama të gjitha këto shpifje të vetëdijshme kanë si resultat çkreditimin e Kishës sepse libri është i shkruar në atë mënyrë që njerëzit t’i besojnë. Është saktësisht aq sa bën edhe Protokollet e Dijetarëve të Sionit, një tekst i shpikur nga antisemitët, në të cilin u atribohet krerëve të hebrenjëve plani i pushtimit të botës dhe që ky plan ka qenë i përdorur nga Hitleri për të justifikuar persekutimin e tyre.


    ZENIT: Si sociolog, si shkrimtar dhe si intelektual që studion ndryshimet kulturore, si e shpjegoni interesin e publikut për librin e Dan Brown?

    ALBERONI: Sepse është e pranishme një nevojë e madhe ndaj të shenjtes, ndaj fetares, ndaj misterit, sikurse është vënë në dukje edhe prej sukseseve të librave të Carlos Castaneda, nga tekstet mbi New Age, nga librat e Paulo Coelho, nga Tolkien, Harry Potter, por asnjë deri tani nuk kishte vënë në fabul Jezu Krishtin. E ka bërë Dan Brown, duke futur brenda edhe erotizmin mes Jezusit dhe Magdalenës e më pas edhe kriminalitetin e Kishës. Nnjë cocktail i oreksshëm kryesisht për breznitë e reja që janë pak të informuar si për nga istoria e shenjtë si nga ajo profane.


    ZENIT: Mos gjindet një kërkesë religjoziteti të cilën Kisha Katolike nuk e ka ndier aq sa duhet? Apo Dan Brown ka menduar se mund të shfrytëzohet injoranca e përhapur ndaj historisë dhe ndaj themeleve të krishterimit?

    ALBERONI: Kjo kërkesë religjoziteti ka qenë shfrytëzuar dhe është e vërtetë se intelektualët, shkrimtarët e krishterë nuk kanë ditur t’i japin një përgjigje të kënaqshme nevojës për përshpirtmëri dhe kur e kanë bërë, kanë qenë të injoruar ose të kundërshtuar nga laicistët dhe nuk kanë qenë kuptuar plotësisht nga organizmat zyrtarë të Kishës. Një shembull i vogël është libri i gruas time Rosa, Mali i Dritës (La montagna di Luce), një roman që ka një frymëzim të fortë mistik i cili ka kaluar gati i pavërejtur nga të gjithë organizmat katolikë. Ama shumë ka bërë Papa Gjon Pali II për të bashkuar të rinnjtë, për t’u dhënë atyre ndjenjës e përkatësisë, për t’i bërë të jetojnë jetën e krishterë me një gjuhë muzikore edhe moderne.


    ZENIT: Cilat janë, sipas Jush, të vërtetat e thella të krishterimit si ngjarje historike, dhe në cilën mënyrë Mishërimi dhe Ringjallja e Krishtit ndikojnë në jetën e njerëzve?

    ALBERONI: Janë ato që çdo i krishterë vetëm me pak fare vëmendje i din. Morali fisnik i Ungjillit që përbën një shkëputje dhe hap një epokë të re, Mishërimi dhe vdekja e Jezusit për dashuri ndaj nesh dhe Ringjallja e tij si premtim i Jetës së pasosur për ne. Pra dashuria dhe shpresa. Pa Krishtin nuk do të kishte ekzistuar Europa, Rilindja, nuk do të kishin dalur në dritë Immanuel Kant dhe Jeremy Bentham, nuk do të ksihte qenë as edhe Marx, sepse të gjithë kanë tërhequr prej këtij Krishti duke derdhur pastaj shpeshherë verë të helmuar.

  2. #112
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Kush tjeter mund te jete Babilonia pervec tij?

    (ose me mire pervec saj)

    Nje korrigjim te vogel, jo Babilonia, por Prostituta e Babilonise

    Babilonia eshte Sistemi Boteror, politika, shteti etj..
    Prostituta e Babilonise eshte ajo kishe qe pretendon se perfaqeson Krishtin, por nga ana tjeter nuk do t'ja dije shume per Te, por vetem per lavdine e kesaj bote

    Ndersa Nusja e Krishtit jane ato kisha qe ruajten te paster deshmine e Tij, dhe per kete u persekutuan nga Vatikani sepse nuk donin te beheshin pjese e kurverise se saj.

    Nder keta ishin Valdensianet qe une solla si shembull.



    P.S Labeati, nuk kam asgje kunder teje. Dhe besoj se dhe ty nuk te behet shume vone per Vatikanin, dhe aq me pak Vatikanit per ty...

    Persa i perket referencave qe do: une te sjell vetem nje reference, ate qe thuhet dhe tek Zbulesa:
    "Në të u gjet gjak shenjtorësh..."
    Jam kurioz matrix ku e kelexuar se Babilonia eshte vatikani dhe si e argumenton qe Vatikani eshte mbi shtate kodra.Ndonje reference website per te mos te paragjykuar.


    E dyta po tek zbulesa thote "Në të u gjet gjak profetesh." si e komenton kete?
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #113
    Kodi i DaVincit ska asnje vlere shkencore si liber. Ai jo vetem qe ka gabime trashanike ne faktet qe permend por edhe i ngaterron ato realet. Ka perzjere ne faktet historike dhe duke prekur perciptaz faktet e tjera i le ato pezull dhe akoma me te paqarta. Don Brown per kete liber eshte bazuar ne nje liber studimor qe eshte bere nga Michael Baigent, Richard Leigh, Henry Lincoln dhe qe titullohet The Holy Blood and The Holy Grail.
    Brown eshte bazuar ne kete liber dhe ne materialet e tij madje disa dite me pare ai fitoi gjyqin per te drejten e copyright qe ishte akuzuar nga 3 autoret Michael Baigent, Henry Lincoln dhe Richard Leigh. Ata e kane akuzuar Brown jo vetem per perdorim te materialeve qe jane pjese e studimit te tyre por sidomos per keqinterpretim dhe gabime trashanike ne paraqitjen e fakteve (gje qe eshte e vertete). Brown nuk e mohoi aspak perdorimin e materialeve por i quajti ato si pasuri publike dhe si te tilla i perdori.
    Tani merita e Brown qendron ne faktin qe solli ne vemendjen e publikut nje teori qe ekziton prej kohesh ne nje rreth te ngushte historianesh dhe studiuesish. Eshte mese normale qe kisha te kontestoje vertetesine e kesaj hipoteze pasi merret me mend se cfare tronditje do shkaktonte ne besimin tradicional mbi 2 mije vjecar qe eshte per Krishterimin.
    Personalisht librin e konsideroj thjesht fiction dhe i kendshem per tu lexuar per intrigat dhe rrjedhen e ngjarjeve qe sduhet mohuar, eshte hartuar me shume mjeshtri nga autori.
    Persa i perket anes historike e perseris nuk vlen nje lek.

  4. #114
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Darius
    ... Tani merita e Brown qendron ne faktin qe solli ne vemendjen e publikut nje teori qe ekziton prej kohesh ne nje rreth te ngushte historianesh dhe studiuesish...
    Bingo!

    Pra as Brown nuk ka pretenduar te kete bere nje liber historik apo shkencor, ajo eshte novele/roman. POR, ai ka bere publike kete teori qe egzistonte vetem tek nje rreth i ngushte intelektualesh, pra ka 'trazuar' zjarrin.

    Te tjerat vijne me vone nje nga nje ...

  5. #115
    Citim Postuar më parë nga diikush
    Bingo!

    Pra as Brown nuk ka pretenduar te kete bere nje liber historik apo shkencor, ajo eshte novele/roman. POR, ai ka bere publike kete teori qe egzistonte vetem tek nje rreth i ngushte intelektualesh, pra ka 'trazuar' zjarrin.

    Te tjerat vijne me vone nje nga nje ...
    Sakte Madje ai vete nuk ka pretenduar aspak qe ka bere revolucion ne zbulimin e "konspiracise mbi Jezusin". Ketu eshte dhe arma e tij e fuqishme dhe ja pse ai mbetet fare i paprekur dhe mosperfilles ndaj sulmeve qe i behen.
    Kisha Katolike dhe kleriket e saj merren me Brown por nuk jane aspak te afte qe te konstesojne ate qe eshte me te vertete problemi i tyre me i madh, Libri The Holy Blood and The Holy Grail. Vetem nje kanonik anglez deri me sot ka gjetur 2 gabime te vogla persa i perket ketij libri dhe ato jane jo thelbesore.

  6. #116
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Darius
    ...Kisha Katolike dhe kleriket e saj merren me Brown por nuk jane aspak te afte qe te konstesojne ate qe eshte me te vertete problemi i tyre me i madh, Libri The Holy Blood and The Holy Grail. Vetem nje kanonik anglez deri me sot ka gjetur 2 gabime te vogla persa i perket ketij libri dhe ato jane jo thelbesore.
    Atehere te shikojme nese dikush ne te ardhmen do te beje ndonje film mbi librin The Holy Blood and The Holy Grail, ne menyre qe edhe Vatikani te kete nje arsye te mirfillte te mbroje tezen e vet mbi kete ceshtje, duke u bazuar mbi thelbin e librit te mesiperm, gje e cila te ben te mendosh natyrshem pse nuk ka reaguar Vatikani akoma ne menyre signifikante per te hedhur poshte tezen e librit Holy Blood, Holy Grail? Apo kane reaguar dhe nuk e dime ne?
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 14-05-2006 më 00:18

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    dmth ti beson se Krishterimi mund te kishte mbijetu 2000 vjet edhe pa forcen propagandistike/politike te Vatikanit? vetem si sekt i paperkrahur, pa institucione, pa organizim, pa fuqi politike?

    ti sje papist as protestant, je thjesht anarkist.
    ne fakt keto jane armiqte kryesre te fese qe i hapin rruge deformimit,
    politika,organizimi ne institucione hierarkike.
    Pastaj feja nuk eshte me fe por politike, dhe siç dihet politika eshte kurve.

  8. #118
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Dan Brown, në romanin e tij "Kodi
    i Da Vinçit". Ky është bestselleri i shekullit XXI, një thriller me
    sfond mistiko-ezoterik. Romani i tij, vetëm për një vit, është
    përkthyer në dhjetra gjuhë botërore dhe është shitur në mbi 40 milion
    kopje.
    Në këtë roman shpalosen disa prej fakteve historike rreth
    shtrembërimit të ideologjisë së krishterë, korruptimit të Biblës dhe
    autorësisë njerëzore të saj dhe mbi intervenimin e dorës së njeriut
    në vetë thelbin e teologjisë së krishterë. Të gjitha këto, autori i
    romanit i quan `transformim grotesk'.

    Heroi i Brown-it thotë:
    "Bibla në formën që njihet prej nesh, është kompletuar nga perandori
    pagan i Romës, Konstandini i Madh. Konstandini kishte vendosur se
    duhej të bënte diçka. Në vitin 325, ai vendosi të bashkojë Romën nën
    një religjion, nën Krishterizmin.
    Historianët akoma çuditen me gjenialitetin nëpërmjet të cilit
    Konstandini i ktheu paganët, që adhuronin diellin, në të krishterë.
    Duke i bashkuar simbolet pagane, datat dhe ritualet me traditën e
    krishterë, ai bëri një lloj feje hibride të pranueshme për të dyja
    palët.
    Asgjë në Krishterizëm nuk është origjinale…
    Konstandinit i është dashur që ta forcojë traditën e re krishtere,
    prandaj ka mbajtur tubimin ekumenik të njohur me emrin "Kuvendi i
    Nike-së".
    Në atë tubim është diskutuar dhe votuar për shumë aspekte të
    Krishterizmit si dhe për statusin hyjnor të Jezusit.
    Gjithnjë deri në atë çast të historisë, Jezusi, nga ithtarët e tij të
    hershëm, konsiderohej profet i vdekshëm – njeri i madh dhe i
    fuqishëm, por megjithatë konsiderohej vetëm një njeri i zakonshëm..
    Shpallja e Jezusit për "bir të Zotit" është propozuar zyrtarisht në
    kuvendin e Nikesë, ku është votuar për të…
    Dhe është votuar (pro) madje shumë ngushtë.
    Mirëpo dhënia e statusit hyjnor Jezusit ishte kyçe për bashkimin e
    mëtejshëm të perandorisë Romake dhe për vendosjen e re të bazës së
    fuqisë së Vatikanit.
    Me të pranuarit zyrtar të Jezusit për "bir të Zotit" Konstandini e
    transformon Jezusin nga një njeri në një hyjni që ekziston jashtë
    kufijve të botës njerëzore, në një entitet fuqia e të cilit është mbi
    të gjitha. Kjo jo vetëm që ka pamundësuar rrezikimin e mëtutjeshëm të
    Krishterizmit nga paganizmi, por edhe ithtarët e Kishës kanë mundur
    të tubohen vetëm nëpërmjet vendosjes së një ndërmjetësuesi të
    shenjtë – Kishës katolike romake.
    E gjithë kjo ka qenë ekzluzivisht për shkak të fuqisë.
    Krishti dhe proklamimi i tij si Mesi-Shpëtimtar ishte kyç për
    funksionimin e Kishës dhe të shtetit. Shumë shkencëtarë pohojnë se
    Kisha e hershme tekstualisht e ka vjedhur Jezusin nga ithtarët e tij
    të parë, duke ia rrëmbyer porositë njerëzore dhe duke e përdorur këtë
    për përhapjen e fuqisë së saj.
    Ndonëse Konstandini e ngriti Jezusin në një shkallë hyjnore, gati 4
    shekuj pas vdekjes së tij, tashmë ekzistonin me mijëra dokumente që
    dëshmonin për jetën e Jezusit si jetë e një njeriu të zakonshëm.
    Konstandini me veprimin e tij e ndryshoi historinë e Krishterizmit.
    Që nga ai çast pasoi momenti më transformues në historinë e krishterë…
    Konstandini porositi dhe pagoi shkruarjen e një Bible të re, nga e
    cila u lanë të gjithë ata ungjij që kanë folur për cilësitë njerëzore
    të Jezusit. Në Biblën e re u futën ungjij që e shndërruan Jezusin në
    një qenie hyjnore. Ndërkaq, ungjijtë më të hershëm u ndaluan, u
    konfiskuan dhe u dogjën…
    Gjithsecili që do të përcaktohej për ungjijtë e ndaluar, të vend të
    ungjijve të versionit të Konstandinit do të shpallej heretik. Ata që
    zgjodhën historinë origjinale të Krishtit ishin heretikët e parë.
    Për fat të historianëve disa nga këta ungjij Konstandini nuk pati
    sukses që t'i zhdukë…
    Sigurisht, Vatikani duke iu përmbajtur traditës së tij të
    dezinformimit, është përpjekur me të gjitha forcat që ta pengojë
    publikimin e tyre …"

    Adhurimi i Jezusit, sikurse e përmendëm, ishte diçka që e shpiku
    perandori Kostandin në këshillin e Nike-së (Turqia e sotme), në vitin
    325 pas Isait a.s. për të forcuar pozitat e veta, meqë Krishterizmi
    kishte filluar të bëhej më i "suksesshëm" se paganizmi.

    Ndërkaq idenë e ngritjes së njeriut në lartësinë e Zotit, që e
    predikonin mendimtarët grekë, të krishterët e zëvendësuan me idenë e
    zbritjes së Zotit tek ne!!
    Edhe para paraqitjes së këtij romani, në vitet shtatëdhjetë të
    shekullit të kaluar, Krishterizmi u trondit nga diskutimi i madh
    teologjik mbi atë se a është Jezusi Zot, apo vetëm njeri. Eshtë
    diskutuar mbi mitin e Trinitetit dhe mitin e inkarnimit të Hyjit-
    Zotit tek njeriu- Jezusi.
    Se individualiteti hyjnor i Jezusit është i pavërtetë dhe vetëm mit i
    Kishës, këtë e kanë argumentuar edhe teologët e krishterë, profesorë
    të teologjisë së krishterë nga universitete të njohura botërore.
    Shtatë profesorë të njohur universitetesh nga Britania e Madhe kanë
    shkruar librin me titull "The Myth of God incarnate" që për herë ta
    parë është publikuar më 1977 në Londër. Deri në vitin 1981, libri
    është botuar 6 herë. Autorë të librit ishin personalitete të shquara
    dhe profesorë të teologjisë së krishterë nga Oksfordi, Kembrixhi,
    Birmingemi, etj.
    Mirëpo libri dhe autorët e tij kanë përjetuar një sulm të tmerrshëm
    nga Kisha, e cila ka kërkuar që ata të largoheshin nga pozitat e tyre
    të larta. Por, libri përjetoi një sukses botëror.
    Libri ngjalli diskutime të panumërta si rezultat i qëndrimit të atyre
    profesorëve dhe mohimit të mësimeve kishtare nga ana e tyre dhe
    mospranimit të inkarnimit hyjnor në personalitetin e njeriut-
    Jezusit.

  9. #119
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Arrnubi
    Jam kurioz matrix ku e kelexuar se Babilonia eshte vatikani dhe si e argumenton qe Vatikani eshte mbi shtate kodra.Ndonje reference website per te mos te paragjykuar.


    E dyta po tek zbulesa thote "Në të u gjet gjak profetesh." si e komenton kete?
    Arrnubi,

    Ketu mund te gjesh me shume informacion:

    http://www.thebereancall.org/Newslet...1994/jul94.php

    Lexoje dhe me thuaj
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #120
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    E dyta po tek zbulesa thote "Në të u gjet gjak profetesh." si e komenton kete?
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •